Mos i votoni bojkotuesit, sabotuesit, shkelësit e Kushtetutës dhe përfaqësuesit e “jakave të bardha”!

Shkruan: Idriz MORINA

Nesër votohet në Kosovë, dhe gara më e rëndësishme mbetet ajo për Prishtinën.
Strukturat parapolitike, grupimet e lidhura prej vitesh me krimin e organizuar, madje edhe disa zëra në media të afërt me Shehollin e me përfaqësues të tjerë të interesave serbe, po përpiqen me çdo kusht ta fusin në garë Uran Ismailin e PDK-së – një parti që, siç thuhet shpesh, “kurrë s’i ka hapur sytë në Prishtinë”.

Bota intelektuale e akademike, për aq sa ka mundur, gjithmonë ka mbajtur një vijë të qartë: të mos ia dorëzojë kryeqytetin strukturave të dyshimta, që kanë abuzuar rëndë me pushtetin dhe me interesat e qytetarëve.

Këto struktura, që as nuk kanë mbrojtur e as nuk mbrojnë interesat e shqiptarëve e prishtinasve, po llogarisin se me largimin e Përparim Ramës nga gara, hapet rruga për ta kontrolluar plotësisht Prishtinën përmes Uran Ismailit, që e konsiderojnë njeri të tyre.

E njëjta logjikë vlen edhe për Çekun, që për ta është një tjetër figurë e manipulueshme, për shkak të varësisë së tij politike. Ai ka qenë zëvendësministër në qeverinë Rama 2 dhe sot mban një post në kundërshtim me Kushtetutën – si ministër dhe deputet njëkohësisht – duke uzurpuar funksionin e tij dhe duke shkelur ligjin për Qeverinë.
Kjo e bën lehtë të shantazhueshëm, të varur nga interesat partiake dhe grupet e errëta, ashtu siç janë edhe Albini, Dejona dhe VV-ja.

Në dallim nga këta, Përparim Rama ka deklaruar hapur edhe gjatë kësaj fushate se nuk është pjesë e LDK-së, pra se kandidon si i pavarur.

Edhe pse kjo pavarësi nuk është absolute, qëndrimi i tij tregon mungesë të nënshtrimit ndaj strukturave të partisë dhe një partneritet të bazuar në mirëbesim, jo në poltronizëm.

Kjo pasqyron frymën e vërtetë të LDK-së së Rugovës, që ka ruajtur shpirtin demokratik e qytetar përkundër periudhave të vështira, veçanërisht gjatë drejtimit të Mustafës, i cili e përqendroi pushtetin në duart e veta dhe ndëshkoi zërat e pavarur.

Kjo mënyrë autoritare u bë një nga arsyet kryesore pse LDK u ndëshkua në zgjedhje.

Prandaj, për ata që duan një kryetar të pavarur të Prishtinës, zgjedhja është e qartë: Përparim Rama.
Nëse duan një njeri të kundërt me këtë shembull, një njeri të nënshtruar ndaj partisë dhe figurave nën hije si Dejona Mihali e Albin Kurti, atëherë kanë Hajrullahun – shembullin më të pastër të mungesës së lirisë individuale në udhëheqje.

Ai është personifikimi i obediencës: mban njëkohësisht disa poste në kundërshtim me ligjin, duke shkelur Kushtetutën, duke uzurpuar funksione publike dhe duke sabotuar të mirat për qytetarët vetëm pse ato nuk vijnë nga partia e tij.

Nëse dëshironi një njeri që mund të jetë i aftë dhe me reputacion personal të mirë, por që është i lidhur me grupime të errëta politike dhe me struktura që përfaqësojnë të kaluarën e errët të Kosovës, ai është Uran Ismaili.

Por mbi të gjitha, qytetarët e Prishtinës që kanë informacione të sigurta se ndonjë kandidat është i korruptuar, ka shkelur ligjin apo ka abuzuar me detyrën – le ta ndëshkojnë me votë.


Go to TOP