Zhduket një burrë në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është zhdukur në rrugën “Ukë Bytyqi” në Prizren, që nga e mërkura.
Policia ka bërë me dije se zhdukjen e ka raportuar nëna e viktimës. Sipas organeve të rendit, i njëjti ende nuk është gjetur, derisa hetimet po vijojnë.
“Rr. Ukë Bytyqi, Prizren 08.10.2025 – NN. Ankuesja ka njoftuar policinë se djali i saj mashkull kosovar, është larguar në drejtim të panjohur dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 -orësh të Policisë së Kosovës.
