Vizioni për zhvillimin e Kaçanikut: Në shëndetësi do të ketë shërbime falas
Nën moton “Me besë për Kaçanikun”, Vizioni për zhvillimin e Kaçanikut, sot përmbylli fushatën elektorale për zgjedhjet e 12 tetorit në këtë komunë.
Kandidati për kryetar Heset Malsiu, duke kërkuar besimin me votë, premtoi se plani i tij 4 vjeçar bazohet në punë, transparencë e vizion.
“Plani ynë bazohet në tri shtylla:Disipline, cilësi dhe mirëmbajte, vlerat që sigurojnë standard, uji pijshëm nuk do të jetë me temë në Kaçanik, e as ndotja e lumit Nerodime, do ti përkushtohemi seriozisht, ju garantoj që çdo projekt infrastrukturor do të ndërtohet në dy kritere: cilësi dhe mirëmbajtje, shkolla rrugë, çerdhe e çdo gjë që ka nevojë për komunitetin.. në mandatin tonë nuk do të ketë vendbanime të rëndësishme, çdo kund do të ndërtohet në mënyrë të rregullt”, ka thënë Malsiu.
Malsiu shtoi se prioritet ne programin e tij do ta ketë arsimin e shëndetësinë.
“Do të digjitalizohen shkolla, falas do të jetë shkollimi, do të ketë subvencione, do të vazhdojmë të ndajmë bursa, listës se këtyre bursave do të ketë edhe për ata që studiojnë në “Universitet të Tetovës”, ne shëndetësi do të ketë shërbime falas për çdo qytetar pa dallim, nënat lehona do ti ndihmojmë me nga 300 euro për secilën lindje”, ka thënë Malsiu.
Në këtë tubim u prezantuan edhe kandidatet për asamble komunale.
