Të shtëna në Gjykatën e Apelit në Tiranë, vritet gjyqtari Astrit Kalaja
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku një person i armatosur raportohet se ka qëlluar në drejtim të gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, duke i marrë jetën.
Të shtënat nga autori i dyshuar, Gjon Shkëmbi, i shkaktuan plagë fatale viktimës. Ai mësohet se u transportua menjëherë për ndihmë, por mbërriti pa shenja jete në Spitalin e Traumës.
Ngjarja ndodhi brenda sallës së gjyqit, ku ndodhej gjyqtari i ndjerë me të tjerë të pranishëm. Pjesëtarët e një familjeje, babë e bir, njoftohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Aktualisht, rrethanat e ngjarjes dhe motivet e sulmit mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet. Autori i ngjarjes raportohet se është arrestuar.
