Derbi i kryeqytetit shqiptar i takon Tiranës

Tirana ka marrë fitoren e parë këtë sezon dhe atë e ka gjetur në ndeshjen më të rëndësishme: derbin e kryeqytetit.

“Bardheblutë” kanë triumfuar me rezultat bindës 3-0 ndaj Partizanit në “Air Albania” në ndeshjen e vlefshme për Kategorinë Superiore, duke fundosur “të kuqtë” edhe më shumë në krizën e tyre.

Skuadra e trajnerit Roberto Bordin ka kaluar në epërsi në minutën e nëntëmbëdhjetë, kur Falaye e ka shfrytëzuar një gabim të portierit kundërshtar dhe ka shënuar me kokë. Vetëm pak më vonë, Patsatsia e ka fituar një penallti që vetë e ka ekzekutuar saktë në minutën e tridhjetë e një, duke dyfishuar shifrat.

Në pjesën e dytë, Tirana e ka menaxhuar lojën me qetësi dhe në minutën e shtatëdhjetë e katërt Tabekou e ka vulosur fitoren me golin e tretë, pas një aksioni të shpejtë nga krahu i majtë.

Partizani, që e ka fituar vetëm ndeshjen e parë të sezonit, nuk ka arritur të krijojë rrezik serioz dhe e ka regjistruar humbjen e katërt radhazi.

Aktualisht tabela e kampionatit shqiptar kryesohet nga Elbasani, derisa Tirana dhe Partizani gjenden në vendet e poshtme të tabelës. 


Go to TOP