Shehu: Rruga Junik-Gjeravicë e kalueshme pas reshjeve të para të borës
Bora e parë e këtij viti ka mbuluar bjeshkët e Gjeravicës, ndërsa Komuna e Junikut ka ndërmarrë menjëherë masat për pastrimin e rrugës Junik–Gjeravicë.
Kryetari i komunës, Ruzhdi Shehu, ka bërë të ditur se rruga tashmë është plotësisht e kalueshme.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë vozitjes, për shkak të rrezikut që sjellin kushtet e motit dimëror. /Kosova.info/
