1 Tetori – Ku jeni o studentë?

Shkruan: Enis REÇICA

“1 Tetori” dikur ishte simbol i guximit studentor, kur të rinjtë u ngritën dhe i dhanë zë një populli të tërë. Dhe jo vetëm kjo datë, por çdo kohë, në rrethana të shumta, e për problematika qofshin shtetërore apo studentore, ishin studentët nismëtar të ndryshimeve.

Jo moti, kur isha pjesë e studimeve, tentonim me kolegë të ishim aktiv në aktivitete shoqërore, studentore e në protesta kundër padrejtësive. Ndiheshim gjallë, me zë që nuk pranonte heshtje.

Sot, fatkeqësisht, studentët duken të përgjumur. Nuk ka reagim, nuk ka protestë, nuk ka zë përballë padrejtësive që i prekin drejtpërdrejt – nga arsimi e deri te jeta shoqërore. Nuk ka asnjë lëvizje për ngërçet politike, ecurinë ekonomike, çmimet e shtrenjta, e lëre më për kushtet e tyre.

Një shoqëri pa studentë aktivë është shoqëri pa motor. Dhe heshtja e studentëve të sotëm është dëshmia më e dhimbshme se sa shpejt harrohet historia.

Zgjohuni, të paktën si kujtesë e të kaluarës revolucionare studentore shqiptare.

#1Tetori#students#universiteti


Go to TOP