Nuza do të ndajë drejtësinë në Ligën e Konferencës

UEFA edhe një herë i ka besuar gjyqtarit kosovar, Genc Nuza, drejtësinë në garat evropiane.

Nuza është caktuar si gjyqtar kryesor në ndeshjen e fazës së ligës në Ligën e Konferencës, mes skuadrës zvicerane të Lozanës dhe asaj islandeze Breidablik.

Ky delegim i radhës konfirmon vlerësimin e lartë që shtëpia e futbollit evropian ka për gjyqtarin kosovar, i shpallur shtatë herë radhazi si gjyqtari më i mirë në vend.

Në këtë përballje, Nuzës do t’i asistojnë bashkëpunëtorët e tij të përhershëm, Bujar Selimaj dhe Fatlum Berisha.

Në dhomën e VAR-it do të jetë Dardan Çaka, ndërsa në AVAR është caktuar Visar Kastrati. Gjyqtar i katërt i takimit do të jetë Erdall Zasella.

Ky është një tjetër hap i rëndësishëm për arbitrin kosovar dhe ekipin e tij, që po e përfaqësojnë me dinjitet Kosovën në arenën evropiane.


Go to TOP