IKShPK ndriçohet me të kuqe për Ditën Botërore të Zemrës

Objekti i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) është ndriçuar sonte me ngjyrë të kuqe, në shenjë sensibilizimi për Ditën Botërore të Zemrës.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të iniciativës globale të Federatës Botërore të Zemrës (World Heart Federation), e cila çdo vit fton monumente dhe institucione në mbarë botën që të ndriçohen me të kuqe, për të rritur ndërgjegjësimin mbi sëmundjet kardiovaskulare – shkaktarin kryesor të vdekjeve në botë.

Përmes këtij gjesti simbolik, IKSHPK theksoi rëndësinë e kujdesit për shëndetin e zemrës dhe nevojën për masa parandaluese që shpëtojnë jetë. /Kosova.info/

Go to TOP