Italia dërgon 24 karabinierë në Kosovë për të ndihmuar sigurinë para zgjedhjeve lokale
Italia ka dërguar 24 karabinierë në Kosovë, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.
Ambasada italiane në Prishtinë njoftoi se karabinierët janë pjesë e forcave që do të ndihmojnë në forcimin e sigurisë duke vepruar së bashku me partnerët evropianë.
“Jemi të lumtur të mirëpresim në Kosovë 24 karabinierë italianë, të cilët së bashku me partnerët tanë evropianë do të ndihmojnë në forcimin e sigurisë para zgjedhjeve të ardhshme lokale. Si pjesë e #EUROGENDFOR, ata po formojnë Njësinë Policore të Formuar Rezervë të EULEX-it (RFPU) duke punuar për të mbështetur stabilitetin dhe për të ndërtuar besimin brenda komuniteteve”, thuhet në deklaratën e ambasadës.
Italia theksoi gjithashtu se mbetet e përkushtuar për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në të gjithë Ballkanin. /Kosova.info/
