Zogaj: Kundërshtimi i të gjithëve na bën më të fortë, LDK është në rrugën e duhur
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alban Zogaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale duke e cilësuar kundërshtimin e gjerë ndaj këtij subjekti politik si tregues të fuqisë së tij.
“Fakti që të gjithë janë çu në këmbë kundër nesh, është treguesi më i qartë i forcës sonë! Kur të gjithë bashkohen për të na kundërshtuar, kjo do të thotë se jemi në rrugën e duhur dhe më të fortë se kurrë. Forca. #LDK113”, ka shkruar Zogaj. /Kosova.info/
