Superliga rikthehet sot me pesë ndeshje, super-derbi Ballkani – Drita

Superliga e futbollit do të rikthehet sot me ndeshjet e xhiros së gjashtë.

Super-derbi i kësaj xhiroje do të jetë ai mes Ballkanit dhe Dritës, i cili do të luhet në Suharekë.

Therandasit janë të vetmit që nuk kanë pësuar ende humbje në këtë fillim-sezoni dhe do të mundohen t’i mbajnë të tria pikët në shtëpi, shkruan “Gazeta Express”.

Kurse, kampionët pas fitores së parë në fundjavën që shkoi, do të mundohen të vazhdojnë me rezultate pozitive.


Go to TOP