Berisha në Savrovë: Më 12 tetor sjellim fitoren për Suharekën

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Suharekës, Dardan Berisha, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Savrovë. Ai u shpreh i lumtur për mbështetjen e treguar dhe theksoi se ky vend ka dhënë shumë për Suharekën.

“Savrova ka dhënë shumë për Suharekën dhe angazhimi ynë është që të kthejmë besimin tuaj me projekte konkrete për jetën e përditshme. Me mbështetjen tuaj, më 12 tetor do të sjellim fitoren dhe do të ndërtojmë bashkë një Suharekë më të zhvilluar,” tha Berisha.

Në këtë takim, ai ishte i shoqëruar edhe nga kandidatja për Asamblenë Komunale, Elona Krasniqi, me të cilën theksoi se do të punojnë për të sjellë projekte të reja në dobi të banorëve të Savrovës dhe gjithë Suharekës. /Kosova.info/

Go to TOP