Orav bën homazhe te varri i heroit Bunjaku: Autorët të japin përgjegjësi
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka bërë sot homazhe pranë varrit të heroit Afrim Bunjaku , i cili u vra gjatë sulmit terrorist në Banjskë, dy vjet më parë.
Orav ka thënë se autorët e sulmit duhet të mbahen përgjegjës dhe se BE pret që autoritetet në Serbi të kapin dhe ndjekin penalisht ata që gjenden në Serbi.
“Ambasadori i BE-së, Aivo Orav, nderoi sot kujtimin e Oficerit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i vrarë në sulmin e tmerrshëm në Banjska/Banjskë, i kryer nga sulmues të armatosur serbë kosovarë dy vjet më parë. Ai përsëriti se kryesit e sulmit duhet të mbahen përgjegjës dhe se BE-ja pret që autoritetet në Serbi të kapin dhe ndjekin penalisht ata që gjenden në Serbi, si dhe të përgjigjen ndaj kërkesës së Kosovës për ndihmë juridike të ndërsjellë përmes kanaleve të vendosura”, thuhet në njoftimin e BE-së. /Kosova.info/
