PSG mposhtet nga Marseille
Marseille e ka regjistruar fitoren e shtatë radhazi në Ligue 1 në shtëpi për herë të parë pas më shumë se dhjetë vitesh, duke mundur Paris Saint-Germainin 1-0.
Ndeshja është zhvilluar thuajse njëzet e katër orë më vonë se koha e planifikuar për shkak të motit të keq dhe PSG është gjendur në disavantazh brenda katër minutash.
Goditja nga këndi e Mason Greenwood fillimisht është larguar me grusht nga Lucas Chevalier, por mysafirët nuk ia kanë arritur ta pastronjnë zonën, duke lejuar lojtarin anglez të luajë çka më pas është devijuar nga Willian Pacho dhe Nayef Aguerd ka shënuar me kokë.
PSG gradualisht është kthyer në lojë. Vitinha e ka pasur rastin e parë për PSG në minutën e shtatëmbëdhjetë, por goditja e tij është mbrojtur nga Geronimo Rulli.
Deri në pushim, skuadra e Enrique ka kërcënuar rrallë portën e Marseille, dhe ka mundur ta pësojë golin e dytë kur Amine Gouiri ka goditur traversën pas një kundërsulmi të shpejtë, ndërsa tentativa e Emerson Palmieri është anuluar për pozicion jashtë loje. Në anën tjetër, Khvicha Kvaratskhelia ka goditur jashtë.
Pas rifillimit, PSG e ka mbajtur shumë topin, por ka krijuar pak raste të qarta. Rulli ka pritur një goditje të Hakimi e gjithashtu edhe Vitinha ekipi vendas është treguar i vëmendshëm.
Të privuar nga Bradley Barcola, Desire Doue, Joao Neves dhe Ousmane Dembele për shkak të lëndimeve, Enrique ka hedhur në fushë Lee Kang-in dhe të riun Senny Mayulu për të tentuar rikthimin, por pa sukses.
Në fund të ndeshjes, trajneri i Marseille, Roberto De Zerbi, është përjashtuar pas debatit me gjyqtarin Jerome Brisard, por Marseille e ka mbajtur rezultatin.
Pas kësaj ndeshje, në tabelën e kryesuar nga Monaco me dymbëdhjetë pikë, aq sa i ka edhe PSG në vendin e dytë, Marseille gjendet në vendin e gjashtë me nëntë pikë.
