Mallorca barazon me Atletico Madrid duke iu falenderuar Muriqit
Vedat Muriqi ka shënuar golin vendimtar në minutat e fundit duke i dhënë një pikë të vlefshme skuadrës së tij, Mallorca, në ndeshjen ndaj Atletico Madrid në La Liga.
Ndeshja është mbyllur me rezultat 1-1.
Atletico e ka nisur ndeshjen me presion të fortë, por portieri i Mallorca, Leo Roman, ka shpëtuar shumë raste të rrezikshme në pjesën e parë. Në minutën e katërmbëdhjetë Alvarez e ka humbur penalltinë. Pastaj Giacomo Raspadori dhe Pablo Barrios kanë pasur raste të pastra, por pa sukses.
Në pjesën e dytë, skuadra e Simeone ka kërkuar golin e fitores duke bërë edhe ndryshime në repartin sulmues, ku janë futur në lojë Alexander Sorloth dhe Antoine Griezmann. Skuadra nga Madridi ia ka arritur ta gjejë golin në minutën e shtatëdhjetë e nëntë kur ka shënuar Gallagher.
Mirëpo Mallorca nuk është dorëzuar.
Vetëm gjashtë minuta më vonë Vedat Muriqi e ka shfrytëzuar një krosim të saktë dhe e ka gjetur rrjetën.
Megjithatë, Mallorca vazhdon të ketë një fillim të vështirë sezoni, duke regjistruar totalin më të ulët të pikëve në këtë fazë të kampionatit që nga viti 2000/01, dhe seria e tyre pa fitore tani shkon në tetë ndeshje.
Në tabelën e kryesuar nga Real Madrid me pesëmbëdhjetë pikë, Atletico gjendet vetëm në vendin e dymbëdhjetë me gjashtë pikë, ndërsa ndërsa Mallorca në vendin e nëntëmbëdhjetë me dy pikë.
