Britania e Madhe pritet të njohë sot zyrtarisht shtetin palestinez

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, pritet të shpallë sot njohjen zyrtare të Palestinës.

Ky hap vjen pasi Starmer kishte paralajmëruar në korrik se Britania e Madhe do ta ndryshonte qëndrimin e saj në shtator, nëse Izraeli nuk përmbushte disa kushte, përfshirë arritjen e një armëpushimi në Gaza dhe zotimin për një marrëveshje të qëndrueshme paqeje që garanton zgjidhjen me dy shtete.

Njohja e Palestinës shihet si një ndryshim i madh në politikën e jashtme britanike, pasi qeveritë e mëparshme kishin deklaruar se ajo mund të ndodh në rast se arrihet paqja.

Reagimet për këtë njohje qenë të mëdha  nga qeveria izraelite, familjet e pengjeve si dhe nga disa deputetë konservatorë britanikë.


Go to TOP