Policia kontrollon autobusët që nuk ndalen në stacione të caktuara

Njësia e Trafikut e Kryeqytetit ka nisur kontrolle dhe ka ndërmarrë masa ndaj autobusëve që nuk respektojnë ligjin dhe nuk ndalen në stacionet e përcaktuara.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, këto veprime kanë për qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion, shmangien e rreziqeve të mundshme për udhëtarët si dhe mbrojtjen e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Policia u ka bërë apel të gjithë shoferëve të autobusëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të ndalen vetëm në vendet e caktuara, duke treguar kujdes për jetën dhe sigurinë e udhëtarëve. /Kosova.info/

Go to TOP