Rama i dhuron Jonathan Moore “Hyjneshën e Kryeqytetit” në shenjë mirënjohjeje për SHBA-të

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka nderuar sot ish-diplomatin amerikan, Jonathan Moore, me simbolin “Hyjnesha e Kryeqytetit”. Ky veprim u bë si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij personal dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës.

Rama tha se ky dhuratë është një simbol i respektit dhe falënderimit që populli i Kosovës ndjen për SHBA-të duke kujtuar rolin e tyre vendimtar nga ditët e vështira të luftës e deri në ndërtimin e institucioneve dhe rrugëtimin e vendit drejt demokracisë e lirisë.

Ai theksoi se miqësia me Shtetet e Bashkuara mbetet më shumë se një partneritet politik duke e cilësuar si një lidhje të përjetshme, të ndërtuar mbi besim dhe përkushtim të ndërsjellë. /Kosova.info/


Go to TOP