Arrestohet vëllai i kandidatit për Asamblenë Komunale në Lipjan nga radhët e LDK-së

Burime të afërta kanë konfirmuar arrestimin e Rashit Bylykbashit, vëllait të Halit Bylykbashit – kandidat për Asamblenë Komunale të Lipjanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Halit Bylykbashi dhe familja e tij njihen si mbështetës të fuqishëm të kryetarit aktual të komunës, Imri Ahmeti.

Për më tepër, në listën e kandidatëve të përkrahur nga Ahmeti, figuron edhe Albiona Tasholli, e njohur si bija e një familjeje të përfolur për fajde. Megjithëse këto lidhje kanë ngritur shqetësime te qytetarët, kryetari Ahmeti duket se vazhdon t’i përkrahë këta kandidatë pa asnjë hezitim.

Go to TOP