Java e ardhshme me mot kryesisht stabil, por me reshje lokale dhe ulje temperaturash
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës) ka publikuar parashikimin e motit për periudhën 15–19 shtator 2025. Java e ardhshme pritet të karakterizohet nga kushte relativisht stabile, me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vende-vende parashihen reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Temperaturat do të pësojnë luhatje, me një rënie graduale në disa ditë.
E hënë
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Vende-vende priten reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale: 10–13°C
Temperaturat maksimale: 22–26°C
Era: kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare
E martë
Parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Temperaturat minimale: 6–9°C
Temperaturat maksimale: 24–29°C
Era: nga veriperëndimi, 1–3 m/s
E mërkurë
Moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta.
Temperaturat minimale: 10–13°C
Temperaturat maksimale: 20–22°C
Era: kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë deri mesatare
E enjte
Parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale: 7–10°C
Temperaturat maksimale: 24–27°C
Era: nga verilindja, 1–5 m/s
E premte
Java do të mbyllet me mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale: 6–9°C
Temperaturat maksimale: 24–27°C
Era: e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi. /Kosova.info/
