Haradinaj: Qeverisja e Elezajt në Klinë, model për të gjithë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vazhduar fushatën elektorale për zgjedhjet e 12 tetorit në fshatin Deiq të Klinës.

Ai bashkë me kandidatin për kryetar të kësaj komune, Zenun Elezaj  zhvilluan takime me qytetarë.

Haradinaj tha se me Zenun Elezajn me 12 tetor do të vazhdojnë punët e mira për Klinën.

“Sot, bashkë me kryetarin Zenun Elezaj dhe kolegun Pal Lekaj, ishim në Deiq të Klinës, në mikpritjen e Tunë Dedajt, me shumë qytetarë që treguan besimin e tyre për Aleancën. Gjatë këtyre viteve, Klinës i kemi sjellë Dritë, zhvillim dhe përparim, duke e bërë qeverisjen e prof. Zenun Elezajt model për të gjithë. Më 12 tetor, me Zenun Elezaj vazhdojmë punët e mira për Klinën”, ka thënë Haradinaj. /Kosova.info/


Go to TOP