Dy të arrestuar në Ferizaj-Prishtinë për posedim dhe shpërndarje narkotikësh

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, pasi gjatë një kontrolli tek ta është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 4.1 gramësh substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Gjatë kontrollit të mëtejshëm në banesën e njërit prej të dyshuarve, policia ka zbuluar dy peshore digjitale që shërbenin për matjen e substancave narkotike, si dhe një numër të madh qesesh të zbrazëta të vogla, të cilat zakonisht përdoren për paketimin e narkotikëve.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është klasifikuar si “posedim dhe shpërndarje e paautorizuar e substancave narkotike” dhe po hetohet nga organet kompetente. /Kosova.info/


Go to TOP