Vdes një 71-vjeçar pasi bie nga Kalaja e Prizrenit
Një person ka humbur jetën të martën në Prizren, pasi ka rënë nga Kalaja.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se viktima është identifikuar si M.K. (1954), i lindur në Llashkadrenoc të Malishevës dhe me vendbanim në Prizren. Sipas tij, vdekja e tij është konstatuar në vendngjarje nga ekipi mjekësor.
“Më datën 09.09.2025, rreth orës 11:11, policia ka pranuar informacion se një person ishte rrëzuar nga Kështjella e Prizrenit. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë patrulla policore dhe autoambulanca. Aty është konstatuar se bëhej fjalë për personin M.K., i cili ishte pa shenja jete”, ka njoftuar Bytyqi.
Ai theksoi se rrethanat e rënies së tij ende nuk dihen. Policia, në konsultim me prokurorin, ka iniciuar rastin si “hetim i vdekjes” dhe po mbledh informacione për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
