`Mos drejto mjetin nën masa ndaluese`, Policia me fushatë në Mitrovicë
Policia në rajonin e Mitrovicës ka nisur një fushatë vetëdijësimi me moton “Mos drejto mjetin nën masa ndaluese”, me qëllim të sensibilizimit të shoferëve për pasojat ligjore të drejtimit të automjeteve në këto kushte.
Fushata fokusohet në informimin e drejtuesve të automjeteve mbi masat ndëshkuese që ligji parasheh për shkelësit, si marrja e përkohshme e patentës së shoferit dhe sekuestrimi i veturës. Në këtë kuadër, zyrtarët policor po shpërndajnë fletushka dhe po zhvillojnë aktivitete të ndryshme për të rritur vetëdijesimin e qytetarëve.
Policia apelon tek shoferët që të respektojnë rregullat e trafikut, duke theksuar: “Duke respektuar rregullat e trafikut të kontribuoni në sigurinë e përgjithshme në trafikun rrugor.” Ajo nënvizon se veprimet e tilla synojnë parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik. /Kosova.info/
