Lushaku: Katër vite shërbim për Prishtinën, me përkushtim e përgjegjësi ndaj qytetarëve

Donat Lushaku ka reflektuar mbi katër vitet e angazhimit të tij në institucione të ndryshme të Kryeqytetit duke nisur si Asamblist, më pas si Drejtor i Kadastrit, Zëdhënës i Kryeqytetit dhe së fundmi si Drejtor i Mobilitetit.

Ai theksoi se gjatë gjithë kësaj periudhe përkushtimi i tij ka qenë i pandalshëm për qytetarët dhe qytetin e tij të lindjes dhe rritjes duke e cilësuar këtë rrugëtim si një mision fisnik, të përditshëm dhe jo të lehtë.

“Unë jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja, por e di se asgjë nuk bëhet vetëm. Mbështetja dhe besimi qytetar janë çelësi i këtij rrugëtimi të përbashkët”, u shpreh Lushaku.

Ai e përmbylli mesazhin e tij me mirënjohje për të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë angazhim publik. /Kosova.info/


Go to TOP