Mbyllet përkohësisht Rruga `Fehmi Agani`, komuna jep detaje
Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se për shkak të organizimit të edicionit të 6-të të Street Party Prishtina, do të ketë mbyllje të përkohshme të një rruge.
Komuna ka bërë të ditur se rruga që do të mbyllet përkohësisht është Rruga ‘Fehmi Agani’ nga Ambasada e Kroacisë deri te Pompa e Benzinës, nga ora 08:00 e mëngjesit më 7 shtator 2025, deri në ora 03:00 të mëngjesit më 8 shtator 2025. /Kosova.info/
