Rrahmani shpallet futbollisti më i mirë i gushtit në elitën e Çekisë
Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani, është shpallur futbollisti më i mirë i gushtit në elitën e futbollit çek.
Kjo u bë e ditur të premten në faqen zyrtare të Ligës Çeke.
Rrahmani ka udhëhequr sulmin e Sparta Pragës gjatë muajit të kaluar, duke shënuar disa gola të rëndësishëm që e kanë bërë një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës.
