Zëdhënësi i Qeverisë: Kuvendi është konstituuar, por ende nuk kemi një qeveri të re
Edhe zëdhënësi i Qeverisë në detyrë të Kosovës, Përparim Kryeziu, pretendon se Kuvendi i Kosovës është konstituuar.
Ai ka bërë me dije se Kuvendi është konstituuar, por Kosova ende nuk ka një qeveri të re të dalë nga ky Kuvend.
Në një prononcim për RTV21, ai ka thënë se qeveria në detyrë po funksionon sipas ligjit.
“Kuvendi është konstituuar, por ne ende nuk kemi një qeveri të re të dalë nga ky kuvend, përkatësisht legjislatura e nëntë e Kuvendit. Neni 30 i Ligji për Qeveri e thotë qartë se Qeveria në dorëheqje vazhdon të ushtrojë përgjegjësitë e saj, në përputhje me kufizimet e përcaktuara me po këtë ligji, deri në zgjedhjen e Qeverisë së re nga ana e Kuvendit. Sa i përket rastit të znj. Haxhiu dhe znj. Rexhepi, ato janë liruar nga detyra në kabinetin qeveritar pasi të njëjtat janë zgjedhur nga kuvendi në pozitat e nënkryetarëve të Kuvendit dhe kanë detyra dhe përgjegjësi të reja”, ka thënë Kryeziu.
