Aksident trafiku në Prishtinë, katër persona të lënduar

Sot rreth orës 07:30, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime trupore, i cili ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka deklaruar se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë.

“Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Pllana.

Njësia e Trafikut e Policisë së Kosovës në Kryeqytet ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me hetimin e rrethanave të aksidentit.


Go to TOP