Basha uron fillimin e vitit të ri shkollor: “Shkolla është hapësira ku formohen qytetarët e së ardhmes”

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, ka uruar sot të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Në urimin e tij, Basha theksoi rëndësinë e 1 Shtatorit si një ditë të veçantë, kur shkollat hapin dyert për brezat e rinj, të gatshëm për të mësuar dhe për të ndërtuar të ardhmen.

“Shkolla nuk është vetëm vendi i dijes, por edhe hapësira ku mësohen vlerat, ku forcohet karakteri, ku kultivohet dashuria për atdheun dhe ku formohen qytetarët e përgjegjshëm të së ardhmes,” thuhet në mesazhin e tij.

Ai shprehu mirënjohje të veçantë për mësuesit dhe edukatorët, të cilët, sipas tij, me përkushtim dhe dashuri udhëheqin fëmijët drejt dijes dhe me shembullin e tyre ndriçojnë rrugën e brezave të rinj.

Në fund, Kryetari i Kuvendit uroi të gjithë nxënësve, prindërve dhe mësuesve një vit të ri shkollor të mbushur me suksese, frymëzim dhe arritje të reja. /Kosova.info/


Go to TOP