Superliga vazhdon sot me derbin Llapi-Drita

Superliga e Kosovës në futboll, vazhdon sot me ndeshjen e fundit të xhiros së tretë, ku do të përballen Llapi dhe Drita.

Llapjanët dhe kampionia e Kosovës, do të ballafaqohen në ‘Zahir Pajaziti’ në një duel ku të dy skuadrat synojnë rezultat pozitiv.

Llapi e ka nisur keq kampionatin, pasi në dy ndeshjet e para ka marrë vetëm një pikë dhe kërkon këndelljen, derisa as gjilanasit nuk kanë startuar mirë këtë fillim sezoni.

Ndeshja mes Llapit dhe Dritës fillon në orën 16:30.


Go to TOP