Labinot Bislimi: Vitia e së ardhmes do të ketë hyrje me katër korsi dhe gjelbërim mbrojtës për qytetarët

Kandidati për kryetar të Komunës së Vitisë nga radhët e AAK-së, Labinot Bislimi, ka reaguar përmes një shkrimi ku paraqet vizionin e tij për zhvillimin e komunës. Ai ka theksuar se mbi të gjitha ndryshimi duhet parë si mundësi dhe pranuar si e mirë e përbashkët.

“Ne jemi nga ata që Vitinë e kemi parë me një sy tjetër. Me shumë prej jush e kemi njohur Vitinë e para luftës, po me ju po e njohim Vitinë e pas luftës. Por së bashku do ta bëjmë Vitinë e të ardhmës”, ka thënë Bislimi.

Sipas tij, projekti kryesor i së ardhmes është hyrja e re e qytetit me katër korsi, e cila do të fillojë nga palestra sportive në Drobesh dhe do të lidhet me nënkalimin tek semaforët e Pozhoranit.

Bislimi thekson se kjo hyrje e re do t’i përgjigjet konceptit të mirëqenies, qetësisë, rehatisë dhe shpejtësisë, duke rritur sigurinë në komunikacion dhe duke ofruar kushte më të mira për qytetarët.

Ai ka bërë të ditur se projekti do të shoqërohet me gardhe të gjelbërta, që do të shërbejnë si mbrojtës natyral për këmbësorët e çiklistët, duke mundësuar pastërti të ajrit, freski të vazhdueshme dhe mbrojtje të shtëpive nga pluhuri.

“Çdo lëvizje e qytetarit duhet të jetë e rehatshme, e shpejtë, e lehtë dhe e pastër”, ka deklaruar Bislimi, duke e cilësuar këtë si një nga shtyllat e transformimit të Vitisë.

https://www.facebook.com/share/p/14GX3Ypsvk4/?mibextid=wwXIfr

Go to TOP