​UEFA ndryshon orarin e finales së Ligës së Kampionëve

UEFA ka njoftuar sot se duke filluar nga finalja e vitit 2026 në Budapest, ndeshja më e madhe e klubeve evropiane do të nisë në orën 18:00, në vend të 21:00 siç ishte deri më tani.

Sipas UEFA-s, ky vendim synon të përmirësojë përvojën e tifozëve, duke u dhënë familjeve dhe fëmijëve më shumë mundësi për të ndjekur finalen, si dhe duke lehtësuar transportin pas ndeshjes. Ndryshimi pritet të sjellë përfitime edhe për qytetet pritëse, me ndikim ekonomik më të madh dhe një atmosferë më festive.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, tha se orari i ri do ta bëjë finalen “më të arritshme, gjithëpërfshirëse dhe me ndikim”. Edhe organizata Football Supporters Europe e vlerësoi këtë hap si një përmirësim të dukshëm për tifozët, duke theksuar se udhëtimet do të bëhen më të lehta dhe më pak stresuese.

Finalja e Ligës së Kampionëve zhvillohet të shtunën që nga viti 2010, ndërsa kjo risi shihet si një hap tjetër për rritjen globale të garës.


Go to TOP