Prishtina nderon Martinin – zbulohet pllaka përkujtimore te “Kafet e Rakisë”
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se sonte do të mbahet një homazh i veçantë për Martinin, një figurë që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën kulturore dhe identitetin e kryeqytetit.
Nga ora 21:30, te “Kafet e Rakisë”, do të zbulohet pllaka përkujtimore në nder të tij, duke i dhënë zë kujtimit të një njeriu që, siç u shpreh Rama, “i dha shpirt Prishtinës dhe nuk harrohet kurrë”.
Kryetari ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen këtij momenti përkujtimor, duke theksuar se “Kryeqyteti jeton përmes njerëzve që i dhanë shpirt Prishtinës”.
📍 Kafet e Rakisë
🕘 Ora 21:30 /Kosova.info/
Prev Post
Nis me incident asfaltimi i rrugës ‘A’
