Milani heq dorë nga Boniface, afër yllit të Sporting-ut
Negociatat për transferimin e Victor Boniface kanë dështuar përfundimisht dhe Milani tashmë është drejt një alternative të re.
Kuqezinjtë janë shumë pranë firmës me sulmuesin danez Conrad Harder, i lindur në vitin 2005 dhe aktualisht pjesë e Sporting Lisbonës.
Sipas mediave italiane, drejtuesit kuqezinj kanë arritur një marrëveshje në parim me klubin portugez për shumën e 27 milionë eurove, përfshirë bonuset.
Agjenti i lojtarit u pa mëngjesin e sotëm në “Casa Milan”, ku zhvilloi një takim me Giorgio Furlanin, Igli Taren dhe trajnerin Massimiliano Allegri për të diskutuar prioritetet e merkatos – me theks të veçantë tek sulmuesi i ri. Pikërisht ky është motivi i nxitimit për Harder.
Danezi u afrua nga Sporting vetëm sezonin e kaluar si pasardhës i Viktor Gyokeres, ndërkohë që kohët e fundit kishte ngjallur interes edhe nga Rennes. Megjithatë, i vetëdijshëm për potencialin e projektit të Milanit, Harder vendosi ta linte klubin francez në pritje.
Kuqezinjtë janë në prag të një tjetër goditjeje të rëndësishme në afatin kalimtar të kësaj verë, duke i dhënë fund dilemës për qendërsulmuesin pas dështimit me Boniface.
