Baraliu: VV po tallet me deputetët dhe normat demokratike, Kurti po zvarrit proceset përmes teknikaliteteve banale

Analisti Bleron Baraliu ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend duke e akuzuar kryeministrin Albin Kurti për, siç thotë ai, tallje me deputetët opozitarë dhe me normat demokratike.

“Sot VV dëshmoi përtej krejt dyshimeve që po tallet me deputetët, normat demokratike, rendin ligjor, shtetin dhe popullin. Nuk do shumë mend për të kuptuar meskinitetin e metodave që po përdor për të tentuar të poshtëroj deputetët opozitarë”, shkroi Baraliu.

Ai theksoi se kryeministri Kurti është duke hulumtuar rrugë të zvarritjes, bllokadës dhe zhvatjes përmes “teknikaliteve banale”, ndërsa shtoi se veprimet e tilla janë një “tragjedi në shumë akte”.

“Duhet të jesh ose injorant i paparë ose kryeneç egoist të mbështetësh këtë tragjedi në shumë akte të shfaqur VV në Kuvend. Turp për ty Albin Kurti! Mjaft! Mos luaj me popull!”, përfundoi reagimin e tij Baraliu. /Kosova.info/


Go to TOP