Rama: Prishtina po merr një pamje të re, finalizohet “Parku i Aventurave” për fëmijë dhe familje
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se po finalizohet një projekt i ri rekreativ për qytetarët e kryeqytetit – “Parku i Aventurave”, i cili do të ofrojë hapësira për adrenalinë, sport dhe aktivitete familjare.
Sipas Ramës, ky park do të jetë një alternativë e re për fundjavë, ku fëmijët dhe prindërit mund të kalojnë kohë së bashku larg telefonave dhe pranë aktiviteteve të shëndetshme.
“Adrenalinë, sport edhe energji pozitive. Më larg telefonave, më afër njëri-tjetrit dhe aktiviteteve sportive. Prishtina, përtej të zakonshmes,” ka theksuar Rama në njoftimin e tij.
Parku i Aventurave pritet të bëhet një destinacion i ri i preferuar për qytetarët duke i dhënë kryeqytetit një dimension tjetër të jetës sociale dhe rekreative. /Kosova.info/
