Napoli e nis me fitore sezonin, triumfon ndaj Sassuolos, Rrahmani titullar
Napoli ka startuar në mënyrën më të mirë sezonin e ri të Serie A, duke marrë një fitore të pastër 2-0 në udhëtim ndaj Sassuolos.
Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte dominoi sfidën dhe zhbllokoi rezultatin në minutën e 17-të me golin e Scott McTominay.
Në pjesën e dytë, përforcimi më i madh i kësaj vere për “napolitanët”, Kevin De Bruyne, vulosi fitoren me një gol të bukur për 2-0.
Në këtë ndeshje, kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ishte titullar duke kontribuar në mbrojtjen e fortë të Napolit.
Me këtë fitore, kampionët në fuqi të Italisë e nisin bindshëm aventurën e re në elitën e futbollit italian.
