Rama: Vizita mjekësore në shtëpi për lehonat dhe fëmijët deri në 3 vjeç, tani me dy ndërrime

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se programi i vizitave mjekësore në shtëpi për gratë lehona dhe fëmijët nga 0 deri në 3 vjeç po zgjerohet me dy ndërrime duke ofruar shërbime nga ora 09:00 deri në 19:00, plotësisht falas.

Ky program ka për qëllim t’i afrojë shërbimet shëndetësore më pranë familjeve duke lehtësuar qasjen dhe duke zvogëluar pritjet në korridore.

“Shëndeti i familjes është prioritet për ne”, theksoi Rama duke shtuar se ky shërbim është pjesë e angazhimit të Komunës për të garantuar kujdes më cilësor dhe mbështetje të vazhdueshme për nënat dhe fëmijët në vitet e para të jetës. /Kosova.info/


Go to TOP