Leeds United siguron shërbimet e Okafor
Leeds United ka nënshkruar me sulmuesin e Milanit, Noah Okafor, për 18 milionë paund, duke i çuar shpenzimet e klubeve të Premier League këtë verë në një rekord prej 2.37 miliardë paundësh.
Sulmuesi zviceran i është bashkuar klubit të Premier League me një kontratë katërvjeçare, shkruan BBC.
25-vjeçari bëhet lojtari i nëntë i Leeds që nga fitimi i Kampionatit për të siguruar rikthimin e tyre në ligën e parë.
“Si fëmijë, ëndërroja të luaja në Premier League. Kjo është arsyeja pse për mua ishte një vendim mjaft i lehtë”, tha Okafor.
“Futbolli im i përshtatet Premier League, kështu që kjo është si një ëndërr e bërë realitet. Mezi pres të dal në fushë.
“Kam dëgjuar se Premier League është liga më e mirë në botë, është kaq intensive. Kam shumë miq që kanë luajtur kwtu. Jam vërtet, vërtet i emocionuar.”
Ardhja e Okafor do të thotë që klubet e Premier League tani kanë shpenzuar më shumë se rekordi i mëparshëm në një dritare të vetme transferimi, totali prej 2.36 miliardë funtesh në verën e vitit 2023.
Zvicerani luajti për Baselin dhe RB Salzburgun përpara se t’i bashkohej Milanit në një marrëveshje pesëvjeçare në vitin 2023.
Ai shënoi shtatë gola në 54 ndeshje për klubin italian përpara se të përfundonte sezonin e kaluar si huazim te rivalët e Serie A, Napoli.
