Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në fshatin Dollc të Klinës, në Emergjencën e Spitalit është sjellë një person pa shenja jete.
Nga ky aksident janë lënduar edhe pesë persona tjerë.
“Gjithashtu, deri më tani kemi pranuar 5 persona të lënduar nga ky aksident, të cilët po trajtohen dhe po marrin kujdesin e nevojshëm nga ekipet tona shëndetësore”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/
