Në Shtime nisin punimet në rrugën Vojnoc–Tërrn dhe përurohet unaza

Komuna e Shtimes ka njoftuar se sot do të zhvillohen dy ngjarje që lidhen me infrastrukturën rrugore në këtë komunë.

Në orën 19:00 do të bëhet fillimi i punimeve në rrugën Vojnoc–Tërrn, një projekt që synon përmirësimin e lidhjes ndërmjet vendbanimeve rurale, lehtësimin e qarkullimit dhe rritjen e sigurisë për banorët e zonës.

Po ashtu, do të mbahet përurimi i unazës së vogël në rrugën “12 Qershori” në Shtime. Kjo unazë është ndërtuar me qëllim të menaxhimit më efikas të trafikut urban dhe përmirësimit të qasjes në zonat përreth qendrës së qytetit.

Në ceremoninë e përurimit do të jenë të pranishëm Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu, zyrtarë të tjerë institucionalë, si dhe përfaqësues të komunitetit lokal.


Go to TOP