Inter Miami në ankth për Lionel Messi para çerekfinales së Leagues Cup
Lionel Messi mbetet në dyshim për ndeshjen e Inter Miami ndaj Tigres UANL në çerekfinale të Leagues Cup.
Trajneri Javier Mascherano ka njoftuar se ylli argjentinas, i cili ka pasur probleme muskulare që nga fillimi i gushtit, ka stërvitur veçmas nga ekipi i tij të martën.
Tridhjetë e tetë vjeçari e kishte rikthyer formën e tij pas dy javësh mungese, duke shënuar gol pasi hyrjes si zëvendësues në fitoren 3-1 ndaj Los Angeles Galaxy. Megjithatë, ai dukej në siklet gjatë pjesës së dytë, gjë që la dyshime për gatishmërinë e tij për sfidën e ardhshme.
“Leo nuk stërviti me grupin; stërviti veçmas”, ka thënv Mascherano në konferencë për shtyp në Fort Lauderdale. “Ai nuk u ndje aq i mirë gjatë dyzet e pesë minutave që luajti të shtunën. Do të shohim si ndihet gjatë ditës dhe nesër”.
Mungesa e Messit do të ishte një goditje për shpresat e Inter Miami për të mbrojtur titullin e Leagues Cup, që e fituan në 2023 gjatë sezonit të parë të yllit argjentinas në MLS.
