Një pasagjer i linjës Prishtinë-Londër kapet me rreth 10 mijë funte
Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ka vazhduar aktivitetet në realizim të planit operativ për kontrollimin e pasagjerëve të linjës Londër-Prishtinë dhe anasjelltas, me qëllim të parandalimit të kontrabandës dhe shkeljeve tjera ligjore.
Me këtë rast te një pasagjer janë gjetur mjete monetare mbi sasinë e lejuar – 9 mijë e 500 funte ose 11 mijë e 33 euro.
Sipas procedurave 25 për qind e mjeteve janë konfiskuar, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Kosova.info/
