Chelsea dhe Crystal Palace ndahen pa gola
Chelsea e ka nisur sezonin e ri të Premier League me një barazim pa gola ndaj Crystal Palace.
Për nëntëdhjetë minuta lojë dy skuadrat kanë pasur raste për të shënuar, por që nuk i kanë kontretizuar ato.
Eberechi Eze ka menduar se e ka shënuar golin e epërsisë për Palace me një goditje dënimi, por goli është anuluar pas shqyrtimit me VAR, pasi kapiteni Marc Guehi ka qenë shumë afër murit të Chelsea në momentin e ekzekutimit.
Pastaj Chelsea ka pasurnjë rast të mirë me Trevoh Chalobah, i cili ka gjuajtur nga afër po nuk ka qenë i saktë.
Në pjesën e dytë ka debutuar Estevao, që ka sjellë gjallëri në lojën e vendasve, por mbrojtja e fortë e Palace nuk është thyer.
Në fund, as zëvendësuesit Liam Delap e Andrey Santos nuk ia kanë dalur ta gjenin rrjetën dhe takimi është mbyllur 0-0.
