Sveçla provon lojën e Streetball në Mitrovicën e Veriut
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e kishte veshur fanellën e klubit të basketbollit Trepça të dielën.
Ai ka luajtur Streetball në sheshin e Mitrovicës së Veriut në një organizim që është zhvilluar nën prezencën e Policisë së Kosovës.
Organizimin e këtij aktiviteti e ka bërë Komuna e Mitrovicës Veriore, përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me basketbollistin Drilon Hajrizi dhe Federatën e Basketbollit të Kosovës. /Kosova.info/



