Taulant Kelmendi, zyrtarisht kandidat për kryetar të Pejës nga LVV
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e Taulant Kelmendit për kryetar të Komunës së Pejës në zgjedhjet e 12 tetorit.
I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me Sekretarin e Lëvizjes Alim Rama, deputeten Fatmire Kollçaku dhe ish-deputetin Gramos Agusholli. /Kosova.info/
