​Aksident në Komoran, humb jetën një person dhe dy të lënduar rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Komoran të Drenasit, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar.

Aty kanë qenë të përfshirë gjashtë automjete.

Naser Syla, drejtor i Emergjencës në QKUK, ka thënë se një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kurse, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar se sot rreth orës 18:20, është raportuar një aksident trafiku me gjashtë automjete të përfshira dhe persona të lënduar, i cili ka ndodhur te udhëkryqi, te ura në Komoran, në drejtimin Pejë–Prishtinë.

Sipas tij, menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ndërkohë që janë njoftuar edhe ekipet e emergjencës mjekësore dhe njësia e zjarrfikësve, për të reaguar për t’u ofruar ndihmën e nevojshme personave të përfshirë dhe për menaxhimin e situatës. 


Go to TOP