Podujeva bëhet me shërbimin e hemodializës, investim mbi 340 mijë euro
Poliklinika Specialistike në Podujevë nga sot ka nisur punën me shërbimin e hemodializës.
Ky investim vjen me 15 shtretër të ri të dixhitalizuar dhe antibakterial prej 70 mijë euro, 16 aparate të reja në vlerë prej 171 mijë e 200 euro, osmozën me ujë të pastër prej 82 mijë euro.
“Totali i investimit është 343 mijë e 200 euro. Ky është një lajm tejet i mirë për pacientët dhe familjarët e tyre. 32 pacientë trajtohen ashtu siç kemi mësuar, do të punohet në dy ndërrime meqenëse këtu do të mund të trajtohen edhe mërgimtarët”, ka thënë kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
“Për pak do të fillojmë edhe me shërbime specialistike, dhe tash qytetarët e Podujevës që është dashur të udhëtojnë, jo veç për shërbimin e hemodializës por për çdo shërbim specialistik do ta kenë edhe vendin me një investim prej 2.5 milionë euro”, ka thënë ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Ndërkaq kryetari i komunës, Shpejtim Bogiqi, ka thënë se deri tash në shëndetësinë e Podujevës deri tash MSH ka investuar 5 milionë euro.

